Mediat greke vlerësojnë kontributin e Shqipërisë

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 14:25 | Nga

Me titullin ”Dhuratë 100 mijë euro për Greqinë nga Shqipëria për viktimat nga zjarri”, një nga gazetat më të njohura greke, ”Protothema”, i ka kushtuar një shkrim vendimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar me burime financiare qeverinë greke, pas zjarrit shkatërrimtar në periferi të Athinës, që ka shkaktuar deri tani rreth 80 viktima dhe mbi 170 të plagosur.

”Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka drejtuar me një mesazh ngushëllimi kryeministrit grek Aleksis Cipras duke i shprehur mbështetjen e tij popullit grek në këto kohë të vështira”, shkruan gazeta, transmeton atsh.

”Shqipëria ndihet shumë afër Greqisë fqinjë, në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri! Qeveria shqiptare sapo ka miratuar një donacion në emër të solidaritetit me vëllezërit tanë”, shkruajti Rama në Facebook, thotë ”Protothema”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme