Mediat italiane: Can e respekton Liverpoolin, por do të transferohet te Juve

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 17:19 | Nga

Përkundër deklaratave të Emre Can se nuk ka kurrfarë marrëveshje me Juventusin, mediat italiane insistojnë se mesfushori do ta vazhdojë karrierën në Torino.

Futbollisti që e përfaqëson Gjermaninë ka kontratë me Redsat deri në fund të sezonit dhe është thënë se gjatë verës do të nënshkruajë për Bianconerët si lojtar i lirë.

Megjithatë, vet lojtari ka thënë se nuk ka parakontratë me Zonjën e Vjetër dhe se akoma është në bisedime me klubin aktual për të qëndruar.

Përkundër kësaj, calciomercato.com raporton se fjalët e Can kanë të bëjnë vetëm me respektin që ai e ka për klubin ku po luan tani.

Nga ana tjetër thuhet se agjentët e mesfushorit janë duke i finalizuar detajet e marrëveshjes me kampionin e Italisë.

Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim sensacional të ngjarjeve, Can do të luajë për Juven nga sezoni i ardhshëm.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin italian, ku do të përfitojë pesë milionë euro për sezon plus bonuset.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme