Mediat malazeze janë treguar tejet kritike për paraqitjen e ekipit të tyre kombëtar të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u mposht nga Kosova me rezultat 2 me 0, me golat e Amir Rrahmanit në minutën e 10-të, dhe të sulmuesit shtatlartë Vedat Muriqi, që realizoi në minutën e 34-të.
Gazeta “Vijesti”, shkruan se Mali i Zi nuk e pati asnjë rast kundër Kosovës.
Ndeshjen ndaj “Dardanëve” e përshkruajti sikur të luanin ndaj Anglisë.
Ndërsa, “CGSport” thotë se Kosova e kreu lehtë misionin.
“Kosova fitoi pa asnjë problem kundër fakonjëve”.