Mediat në Beograd: Humbi Serbia, Xhaka provokoi prapë

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Agjencia serbe e lajmeve ka raportuar për humbjen dhe eliminimin e Serbisë nga Botërori në Katar ndaj kombëtares zvicerane, ku bëjnë pjesë edhe futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Media serbe Tanjug, në titull e ka përmendur edhe Xhakën, duke shkruar se ai ka provokuar futbollistët serbë.

Por, nuk e ka përmendur sulmin e disa lojtarëve serbë mbi Xhakën, duke tentuar që ta godasin dhe ta nxjerrin nga kontrolli. E as provokimet e vazhdueshme ndaj tij. 

“Serbia është eliminuar nga Kupa e Botës në Katar pas humbjes nga Zvicera, Xhaka provokoi prapë”, shkruhet në titullin e agjencisë serbe.

Të ngjashme