Media ruse, Sputnik e afërt me Kremlinin zyrtar, duke u thirrur në burime të veta ka publikuar një shkrim ku pretendon se kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ua ka ofruar katër ministri serbëve.
Gjithnjë sipas burimeve të paidentifikuara të këtij mediumi, Haradinaj u ka premtuar atyre se do tua jap drejtimin e Ministrisë së Mjedisit, Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bujqësisë, dhe Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.
Pohime të njëjta me Sputinik kanë pasur edhe mediat tjera serbe. Artikulli i Sputnik është cituar nga media serbe, B92 ku tutje thuhet se lideri i AAK-së, ka kërkuar mbështetje edhe nga 10 deputetët e pakicave tjera jo-serbe.
Ndryshe, presidenti i Kosovës dje bëri të ditur se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.
Aktualisht koalicioni PDK-AAK-NISMA, kanë 39 deputetë, duke shtuar edhe 20 të minoriteteve bëhen