Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Ky lajm ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet i kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke i shtuar edhe komentin e tyre në titull.
Lajmi ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet i kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke i shtuar edhe komentin e tyre në titull.
E përditshmja Kurir shkruan se Rama ka paditur Haradinajn: Kryeministri i Shqipërisë ka shkuar në 30 faqe padi se përse Ramushi ka shpifur ndaj tij.
Alo shkruan: Edi Rama i Shqipërisë hedh në gjyq Ramush Haradinajn, ekzekutori i Kosovës merr padinë me urgjencë. Por nuk janë ndaluar as mediat e tjera
Espreso: Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Shkak është Serbia
Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.