Është e mjaftueshme të ecësh bulevardit të kryeqytetit të Serbisë, Knez Mihailova dhe do të shihni shumë femra të veshura me xhupa të tillë.
Me xhupa me ngjyrë të gjelbër dhe me një gjysmë rrethi rozë në kapuçin e leshtë, do t’i shihni shumë bukuroshe në rrugët e kryeqytetit të Beogradit.
Por, mediat serbe shtrojnë pyetjen se a e din qytetaret e tyre se kush e solli këtë trend në Ballkan?
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, e cilësuar prej mediave ndërkombëtare si “Rihanna e re”, dimrin e kaluar kishte të veshur një xhup të tillë në videoklipin ‘BonBon’.
Çmimi i ‘xhupit të Erës’, përkatësisht i markës “Mr & Mrs Italy”, modelet e të cilave i mbajnë shumë të famshëm të tjerë, ndryshojnë prej njëmijë deri në katërmijë euro.
Nuk ka dyshim se me këtë xhup një gjë është e sigurt, pavarësisht se a ju pëlqen apo jo, përfundimisht rrugëve do të dalloheni prej së largu.