Mediat në Turqi kanë raportuar për vizitën që kryediplomati turk, Hakan Fidan, ka zhvilluar në Kosovë. Fidan pas takimit me krerët e shtetit në Prishtinë, ka qëndruar edhe në qytetin e Prizrenit, ku janë të koncentruar në masë të madhe komuniteti turk.
Ministri turk është pritur nga qytetarët e Prizrenit e fëmijë të shumtë, të cilët kanë shprehur admirim për ministrin turk.
“Gjatë vizitës së tij zyrtare në qytetin e Prizrenit të Kosovës, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u prit ngrohtësisht nga fëmijët, të cilët i treguan përzemërsi dhe admirim”, shkruan mediumi turk “A”.
During his official visit to the city of Prizren in Kosovo, Turkish Foreign Minister Hakan Fidan was warmly greeted by children, who showed him affection and admiration. pic.twitter.com/XjruyL6Pmc
— ANews (@anews) September 7, 2024