Massimiliano Allegri është i gatshëm ta braktisë Juventusin për ta zëvendësuar Antonio Conten në Chelsea, raporton The Sun.
Trajneri italian, i cili e ka fituar katër herë kampionatin italian Serie A, e ka konfirmuar se do të zhvendoset në një vend tjetër për të gjetur punë pasi t’i japë fund karrierës me Juventusin, transmeton Gazeta Express.
Arsenal dhe Chelsea janë skuadrat e interesuara për të, sipas mediumit anglez.
Ndërkohë, Conte pritet të shkarkohet nga detyra në të ardhmen e afërt pasi Chelsea është shumë pranë humbjes së mundësisë për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Chelsea do të kërkojë ta emërojë bashkatdhetarin e tij si pasues të tij.