Ajo ka qenë e angazhuar gjatë gjithë kësaj periudhe duke argëtuar fansat e saj me koncerte dhe në festivale.
Dhe tani, 27 vjeçarja, Rita Ora ka udhëtuar në Shqipëri të dielën, ku edhe mblodhi fansat e saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ylli britaniko-kosovar ishte veshur në të verdhë, veshje në të cilën theksoi linjat derisa performoi në Tiranë.
Veshja e saj theksoi stomakun dhe këmbët e holla, ndërsa pushtoi skenën dhe i linte pak vend imagjinatës në këtë stil.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” dha performancën elektrike në skenë derisa performoi para turmës entuziaste.
Ajo është në lidhje me këngëtarin Andrew Watt, ndërsa ka deklaruar se ka pasur përvoja romantike edhe me vajzat.
Madje, këngëtarja pas publikimit të këngës së fundit “Girls” ka treguar se është biseksuale, ani pse e dinte që do kritikohet nga të tjerët.
Në projektin “Girls” ajo u bashkuar me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX, me temë fuqizimin e gruas, biseksualitetin dhe ndashurinë ndaj vetes. /Lajmi.net/