Sot përmbyllet afati për mediet të cilat duan të akreditohen për të përcjell procesin e votimit më 6 tetor, por edhe procedurat tjera që zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se akreditimi është i domosdoshëm, pasi vetëm të akredituarit nga KQZ-ja mund t’i përcjellin këto zgjedhje.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani me dhjetëra media e qindra gazetarë, janë akredituar nga KQZ-ja dhe shumë të tjerë janë në proces akreditimi.
Elezi ka shtuar se në këto zgjedhje ka edhe media ndërkombëtare që janë akredituar dhe që do të përcjellin këto zgjedhje.