Pas shortit kualifikues në Cyrih për grupet eliminatore të Kampionatit Botëror “Katari 2022” sipas medieve gjermane, Spanja synon mos të lejoj përfaqësuesen e saj të luaj kundër përfaqësueses së Kosovës, transmeton “Blic”.
Shorti ka bashkuar reprezentacionin e Serbisë edhe Kosovës, por hyri në fuqi vendimi i UEFA që përfaqësuesja e Kosovës nga grupi “A” të “kalojë” tek Spanja në grupin “B”.
Në këtë grup krahas “verbuesve” të fuqishëm janë edhe Kosova, Suedia, Greqia dhe Gjorgjia. Gazeta e njohur spanjolle “Marka” përkujton se Spanja asnjëherë më parë nuk ka luajtur me Kosovën dhe Madridi nuk ka e njohur Kosovën si shtet, sikur as Greqia edhe Gjorgjia, për dallim nga Suedia, në Gjermani është paraqitur informata se spanjollët nuk do dalin në terren ndaj rivalit të përmendur.
“Për dallim nga pushteti gjeorgjian edhe grek, qeveria e Spanjës në të vërtetë nuk lejon reprezentacionin e vetë që të garoj me Kosovën. Kjo ndalesë është në fuqi sepse ka shumë paralele me atë që po ndodhë në Spanjë me kërkesën për pavarësi të Katalonisë dhe Serbia gjatë është në anën e Serbisë” shkruan sporti 1 gjerman.
A do të mbështes Madridi zyrtar Serbinë në ruajtjen e tërësisë territorial dhe a do ndodhë mos zhvillimi i kësaj ndeshje si dhe çfarë dënimi mund të ketë nga UEFA mbetet të shihet në mars kur nisin kualifikimet shkruan “Blic”.
Siç dihet fituesit e grupeve direkt shkojnë në kampionat, ndërsa dhjetë ekipet e dyta luajnë barazh së bashku me dy ekipet më të mira të vendeve të treta nga Liga e Kombeve që nuk janë kualifikuar direkt.
Këto 12 reprezentacione do ndahen në tri etapa, nga 4 përfaqësuese, ashtu që në fund tri nga këto 12 shtete të shkojnë në Mundial. Kualifikimet do të zhvillohen me proces të përshpejtuar për shkak të pandemisë fillojnë në mars e kryhen në nëntor 2021.