Mediet nuk lejohen brenda takimit të Kurtit me emisarët ndërkombëtarë, ZKM dërgon pamjet

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ka lejuar mediet të marrin pamje nga takimi i Kurtit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Madje në njoftimin e dërguar nga kjo zyrë, mediet “këshilloheshin” që të kenë parasysh që kushtet atmosferike nesër mund ta pamundësojnë që mediat të marrin pamje edhe nga oborri i Qeverisë.

Sidoqoftë mediet kanë kryer punën e tyre dhe kanë marrë pamje jashtë (aty ku janë lejuar) nga mbërritja e emisarëve në ndërtesën e Qeverisë, si dhe deklarimet për medie nga Lajçak, pas përfundimit të takimit.

Ndërsa pamjet nga fillimi i takimit janë “siguruar” nga Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme