Sipas raportimit të medieve serbe, dialogu Kosova-Serbi, pritet të vazhdojë së shpejti.
Siç është raportuar nga Blic, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pret që vazhdimi i dialogut të bëhet në fund të këtij apo në fillim të muajit të ardhshëm.
Duhet përkujtuar që ndërprerja e dialogut është bërë që në muajin mars të këtij viti, pas ndalimit që iu bë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të Serbisë në Francë.