“Prej gjithsej 193 shteteve sovrane të cilat janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, tani ata të cilët e njohin pavarësinë e Kosovës janë 93 shtete”, pretendon gazeta serbe “Novosti”.
Sipas Novosti, Republika Nauru nga Paqësori është shteti i 17 i cili e tërhoqi njohjen e Kosovës.
“Prej gjithsej 193 shteteve sovrane të cilat janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, tani numri i tyre të cilët e njohin pavarësinë e Kosovës është 93, derisa 95 vende janë kundër pavarësisë dhe 5 janë të padeklaruar. Në 10 ditët e fundit ky është vendi i dytë i cili e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pra, më 11 nëntor u publikua se këtë e ka bërë edhe Gana”, shkruan Novosti.
Republika Nauru, e cila është republika më e vogël në botë me sipërfaqe prej 21,3 kilometrave katror, ishte një prej shteteve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në prill të vitit 2008.