Mediumi anglez “këshillon” Milot Rashicën të mos transferohet te Liverpooli

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Mediumi i njohur sportiv, ’90min.com‘, në një formë ka këshilluar Milot Rashicën që të mos transferohet te Liverpooli, pasi që sipas tyre nuk do të këtë hapësira.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të besohet se ka shprehur edhe Liverpooli.

Mirëpo, sipas ’90min.com’ transferimi i sulmuesit të Kosovës te kampioni në fuqi europian do të ishte një hap fatal dhe shumë i gabuar, pasi që Rashicën do e priste fati i njëjtë si i Xherdan Shaqirit, duke qëndruar më shumë në bankën rezervë se në fushën e lojës.

Mediumi anglez gjithashtu përmend faktin se treshja: Sadio Mane – Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë të preferuarit e Jurgen Kloppit në fazën e sulmit dhe konkurrenca do t’i krijonte shumë vështirësi Rashicës.

Vlen të theksohet se ’90min.com’ kanë vlerësuar lartë paraqitjet e Milot Rashicës dhe stilin e lojës së tij, duke duke e cilësuar si një futbollist që do të përshtatej mirë në sistemin e lojës që e aplikon trajneri gjerman, duke theksuar për aftësitë e sulmuesit vushtrrias që të luajë në të dy krahet e sulmit.  Por, që sipas tyre tani nuk është koha e tij te transferohet e Liverpooli.

Kujtojmë që ditë më parë ishte mediumi tjetër anglez, ‘ManchesterEveningNews’ që këshilluan Pep Guardiolan ta vëzhgoj Milot Rashicën dhe të mendoj për transferimin e tij.

Të ngjashme