Një pjesë e tifozëve kosovarë fishkëllyen mbrëmë teksa po intonohej himni shtetëror i Izraelit.
Dhe, ky fakt i ka dëshpëruar dhe zhgënjyer izraelitët,shkruan “Gazeta Express”.
Mediumi i njohur i këtij vendi, “Times of Izrael” shkroi për këtë fenomen që ndodhi në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e kritikuar këtë veprim, pasi, sipas artikullit, zyrtarët e skuadrës izraelite po përqafoheshin dhe derdhnin lot për 239 pengjet që po mbahen në Gaza nga organizata Hamas.
Kështu, futbollistët dhe stafi bën me dorë simbolin e gjysmë-zemrës, si shenjë që zemra e tyre nuk është e plotë pa kthimin e pengjeve.
Kosova fitoi 1:0 falë golit të Milot Rashicës duke arritur në kuotën e 10 pikëve në Grupin I të kualifikimeve për Euro 2024.