Nëpërmjet një analize, mediumi serb ”Komentator.rs” shkruan se kush në Serbia e ka vrarë politikanin serb nga Kosova, Oliver Ivanovic.
Mediumi serb thotë se ai që vrau Oliver Ivanovic’in ishte Milan Radoicic, me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic. Radoicic tashmë po kërkohet nga policia e Kosovës për lidhjen e tij me vrasjen e Ivanovic’it, shkruan gazetametro.net
Përveç tjerash, në analizë përmenden edhe takimet e presidentit serb, Vucic, me Radoicic’in që ndryshe njiher edhe si shefi i krimit të nëntokës. Gjithashtu flitet edhe për takimet me Zvonko Veselinovic’in.
Ndryshe, se presidenti Vucic bashkë me Radoicic kanë lidhje me vrasjen e Ivanovic është përmendur edhe më herët. Deklaratat nga shumë dëshmitarë dhe përfundimet e disa gazetarëve hulumtues serbë thonë se Ivanovic’in e vrau shërbimi sekret serb, me direktiva të Vucic.
Përmendet gjithashtu edhe përfshirja e Shefit të të Ashtuquajturit Zyrës për Kosovën nga Qeveria e Serbisë, Marko Djuric.