Kush e vrau Oliver Ivanoviqin, pse nuk është bërë shumë përparim në hetim?

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 17:19 | Nga Radomir Dimić

Gjashtë vjet më parë, pikërisht më 16 janar 2018, u vra në mënyrë monstruoze Oliver Ivanoviq, lideri i serbëve nga Veriu i Kosovës. Për të kujtuar, në shkurt të vitit 2020, Prokuroria Speciale e Kosovës akuzoi një grup kriminal të udhëhequr nga “biznesmenët kontroversë” serbë të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Gjyqi ka filluar në korrik të vitit 2021, dhe po zhvillohet kundër gjashtë personave pjesë të këtij grupi, por jo edhe kundër Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, sepse ligjet e Kosovës nuk e lejojnë gjykimin në mungesë.

Kush ka mundur ta vrasë Oliver Ivanoviqin? Roja i urës, krimineli i luftës, pastaj luftëtar i Kosovës multietnike, kundërshtar politik i regjimit të Alekasndar Vuçiqit, “tradhtar” dhe një “spiun” serb.

Sipas vëllait të të vrarit Miroslav Ivanoviq, ajo ishte vepër e Listës Serbe. Pikërisht ishte Lista Serbe që qëndronte pas fushatës brutale në televizionin famëkeq “Pink” dhe TV Most. Në këto TV një video e paguar, propaganduese dhe vdekjeprurëse, linçim medial sepse Ivanoviq kishte vendosur të kandidonte për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore. Spoti e kishte shenjestruar në kokë liderin e SPD-së.

Për opozitën serbe është padyshim një vrasje politike, sepse Ivanoviq ka qenë kërcënim për proceset politike të Aleksandar Vuçiqit në Veri të Kosovës dhe politikën e zbatuar para së gjithash nga SL e udhëhequr nga Milan Radoiçiq. Vitin e kaluar Kurti i bëri homazhe Oliverit, sepse avokimi për një të ardhme të qëndrueshme dhe një Kosovë multietnike, edhe pse vetë Kurti, sipas EULEX-it, ka theksuar se ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Sipas mendimit të kryeministrit të Kosovës (Albin Kurti), vrasësit janë në Beograd. Nga ana tjetër, është thënë nga ministri i Policisë i Serbisë, Bratislav Gashiq, se Gjermania po i fsheh vrasësit, dhe shumë shpejt ndodhi kërkim-falja nga A. Vuçiqi. Sikur të ishin raportet e mira në mes Beogradit dhe Prishtinës, gjithë sesi nuk do ta akuzonin njëra-tjetrën, për organizimin dhe kryerjen e vrasjes, si dhe për fshehjen e dëshmive. Pse është kështu dhe pse nuk është bërë shumë përparim në hetim? Mund të jetë në pyetje vetëm “prapanica” e Aleksandar Vuçiqit, por edhe mbrojtja e Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoçiq, të cilët përmenden në aktakuza.

Vuçiqi e hodhi poshtë kërkesën për ekstradimin e tyre në gjykatat e Kosovës për përfshirjen e tij në vrasjen e O. Ivanoviqit, ndoshta nga frika se mos po flasin ndonjë gjë dhe ka të bëjë me Aleksandër Vuçiqin, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe në rastin e Banjskës, ku ishte i përfshirë Radoiçiq. Është gjithashtu shumë e çuditshme dhe është e pabesueshme se si Oliveri u bë papritmas një mik pas vdekjes me të gjithë ata njerëz nga qeveria. Ndoshta sepse e varrosën në varrezat e yjeve të merituar të estradës, apo sepse i mundësuan vejushës së tij për të punuar në qeverinë e Serbisë.

Marko Gjuriqi është një nga ata klonet që do të duhej të dinte se çfarë ndodhi dhe pse. Kush e lëshoi videon si një film udhëzues për të shtënë ndaj Ivanoviqit. Por sigurisht që kjo nuk do të ndodhë derisa Amerika të përfshihet në hetimin e kësaj vrasjeje të tmerrshme. Deri atëherë, njeriu që zbuloi të gjitha “foletë e gjarpërinjve” dhe ua prishi biznesin, duke pretenduar se serbët janë të tillë, rreziku më i madh për serbët në Kosovë është të vazhdojnë t’i shikojnë vrasësit e tyre në sy.

“Aca srbin” nuk e donte Oliverin për kryetar të asgjëje sepse ai nuk ishte turmë për të mbledhur haraç. Për këtë ai gjeti nënshtetasit e tij nga bota e krimit. Për këtë Radoiçiq dhe Veselinoviç, të cilët pa diskutim A. Vuçiq i ka në përqafimin e tij dhe që nuk hezitojnë, ndërkohë që kanë dhjetëra milionë euro qarkullim. I takon Perëndimit ta zgjidhë këtë dhe të hedhë dritë mbi këtë krim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme