Oliver Ivanoviqi lirohet nga arresti shtëpiak

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 18:05 | Nga

Oliver Ivanoviqit i është hequr masa e arrestit shtëpiak gjatë ditës së sotme.

Lideri i Partisë Liri, Demokraci, Drejtësi, Oliver Ivanoviq i akuzuar për krimet e luftës të kryera në Mitrovicë në prillin e vitit 1999, është liruar sot nga masa e arrestit shtëpiak.

Kallxo.com ka kontaktuar zëdhënësen e EULEX-it, Besa Domi për të konfirmuar lirimin nga masa e arrestit shtëpiak të Ivanoviqit.

“Gjyqtari kryesues i EULEX-it në rigjykimin e vazhdueshëm kundër O. Ivanoviq nxorri një vendim për ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e tij me pjesëmarrjen në stacionin policor dy herë në javë dhe ndalimin e kontaktit me dëshmitarët”, tha Domi.

Heqjen e arrestimit shtëpiak për Oliver Ivanoviqin e konfirmoi edhe avokati i tij Nebojsha Vllajiq.

“Po, sot Oliver Ivanoviqi është liruar nga arresti shtëpiak. Ati i është mundësuar të mbrohet nga liria “, tha Vllajiq.

Ai tregoi se Ivanoviqit tani është caktuar masa e paraqitjes në polici stacionare.

“Duhet të duhen dy herë në javë të paraqiten në stacion policor në Mitrovicë Veriore”, tha Vllajiq.

Oliver Ivanoviq që po akuzohet për krime lufte të kryera më 14 prill 1999 në seancën e 24 marsit u deklarua i pafajshëm.

“Nuk jam fajtor, me vetë dëshirë deklaroj”, kishte deklaruar Ivanoviq.

Më 21 janar të vitit të kaluar për krime lufte të kryera në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999, Oliver Ivanoviq u dënua me nëntë vjet burg.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme