Mediumi spanjoll shkruan për “lidhjen” e veçantë të Fadil Vokrrit me Barcelonën

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Nga stadiumi i qytetit të Prishtinës, në qershor të vitit 2018, arena ku Përfaqësuesja e Kosovës i luan ndeshjet e mori emrin “Fadil Vokrri”.

Më 9 qershor 2018, zemra e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave të Kosovës, Fadil Vokrrit pushoi, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

Vokrri vdiq në palestër, i cili ani pse u dërgua me ambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo nuk mjaftoi.

Autoritetet kosovare organizuan një funeral të denjë për Vokrrin, i cili ishte angazhuar fuqishëm për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës duke e pranuar në UEFA dhe FIFA.

“Marca” tutje shkruan se Vokrri e ka edhe statujën pranë stadiumit, derisa ai kishte lidhje të veçanta me Spanjën, kjo për shkak se ish-futbollisti i Prishtinës, Partizanit, Nimes dhe Fenerbahçes kishte adhuruar Johan Cryffin, ish-futbollistin e Barcelonës.

“Për mua, idhulli më i madh është Johan Cruyff. Filozofia e tij e lojës hodhi themelet e reja për një mënyrë të të luajturit”, kishte thënë Vokrri në një intervistë duke treguar se ishte tifoz i Barcelonës.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme