Mbi 90 artistë nga Kosova dhe vende të ndryshme kanë nisur punën për realizimin e disa grafiteve në Rrugën B, në kryeqytet.
Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për Grafite “Meeting of Styles”, i organizuar nga Qendra për Zhvillimin e artit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Artistët pjesëmarrës janë shprehur mjaft të kënaqur me organizimin e një eventi të tillë, ku mund të shfaqin talentin e tyre. Ata po shpresojnë që do t’i dhurojnë një pamje ende më të bukur Prishtinës.
Ky festival do të zhvillohet për tre ditë rresht, deri më 20 maj 2018.