Meghan Markle shtatzënë për herë të dytë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Dukesha do të bëhet sërish nënë.

Bashkëshortja e Princ Harry pas lindjes së fëmijës së parë është shtatzënë për herë të dytë, transmeton lajmi.net.

Çifti publikuan një fotografi me ngjyra bardh dhe zi në Instagram duke njoftuar publikun për fëmijën e dytë në ditën e Shën Valentinit.

Një burim i Meghan dhe Harry tha: “Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë.”

Lajmi për shtatzëninë e radhës të Meghan, vije muaj pasi ajo kishte treguar për New York Times se ka abortuar një fëmijë.

Ndryshe, Dukesha njoftoi për ditën e Shën Valentinit që është në prag të pritjes së fëmijës së dytë ashtu siç kishte bërë edhe Princeshë Diana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme