Meghan Markle ka marrë ofertë shumëmilionëshe për të luajtur sërish në serialin “Suits”. Nga dukesha e Sussex kërkohet që të shfaqet vetëm disa minuta në rolin e Rachel Zane.
Madje nga NBC Universal kanë thënë se do t’u pëlqente që edhe fëmija i saj dhe princit Harry të paraqitej në disa skena.
Një burim i afërt me producentët ka thënë për The Mirror se xhirimi i të gjitha skenave mund të realizohet për gjysmë dite.
“Akoma nuk i kemi të dhënat e sakta, mirëpo bisedimet do të fillojnë në një të ardhme të afërt”.
Paratë që do të ndahen për dukeshën e Sussexit do të dhurohen për organizatat bamirëse.