Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.
Gjatë kësaj bisede ata kanë diskutuar çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë dhe bashkëpunimit bilateral në industrinë e mbrojtjes në kuadër të partneritetit mes dy vendeve, transmeton Klan Kosova
“Ndër të tjera, në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë sonë i përcolla edhe ngushëllimet për popullin turk dhe familjarët e viktimave që humbën jetën në fatkeqësinë e minierës në Bartin”.
“Republika e Turqisë, si vend anëtar i NATO-s, është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në proceset tona zhvillimore”.
Kujtojmë se si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në minierën Bartin, 41 punonjës kanë humbur jetën.