Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është takuar me Ministrin e Inteligjencës, Elazar Stern me të cilin ka pasur “një takim shumë i frytshëm”.
“E falënderova dhe shpreha mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.
“Me Ministrin Stern diskutuam për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare”, njoftoi tutje Ministri i Mbrojtjes.
Mehajt thotë se po ashtu me Ministrin Stern u pajtuan që të thellohet bashkëpunimi në fushën e inteligjencës në mes Kosovës dhe Izraelit.