Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim komandantin e ri të kontingjentit turk të KFOR-it, Kolonel Fatih Cansiz, shkruan EkonomiaOnline.
“Kontributi i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it, krahas trupave tjera, shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe më gjerë. Për t’i uruar marrjen e detyrë së re, sot prita në takim komandantin e ri të kontingjentit turk të KFOR-it, Kolonel Fatih Cansiz”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ata u pajtuan se bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ashtu si edhe në të gjithë fushat tjera, do të vazhdojë të forcohet edhe më tej.
Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e trupave turke në kuadër të KFOR-it, krahas trupave të vendeve tjera mike, për sigurinë, stabilitetin e vendit, si dhe mbështetjen e qytetarëve tanë me projekte të shumta.