Mehaj viziton Kukësin: Jemi më të fortë së bashku

Prishtinë | 10 Gus 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Kukësin për të parë nga afër operacionet e shuarjes së zjarrit në zonat e tunelit të Kalimashit.

Mehaj ka thënë se ka vizituar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës që u nisen të hënën drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë në fikjen e zjarreve, , njofton Klankosova.tv.

“Për të parë nga afër një operacion në shuarjen e zjarrit në zonat e Tunelit Kalimash në Shqipëri, vizitova anëtarët dhe kontigjentet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtarët e kontigjentit të brigadës së zjarrit nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. Ne jemi më të fortë së bashku”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

Autoritetet shqiptare lavdëruan asistencën e Kosovës derisa komandanti i FSK-së, Petrit Loxha, tha se intervenimi i shpejtë i tyre nuk la që zjarri t’i afrohej shtëpive.

Të ngjashme