Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmet, ka vizituar Pyllin e Arinjve ‘Prishtina’.
Nga aty, Mehmeti tha se Prishtina krenohet me këtë vend, teksa premtoi që në programin e tij qeverisës, do të jetë mbrojtja e kafshëve.
Premtim dha edhe për subvencionimin e atyre që merren me mbrojtje të kafshëve.
“Gjendemi në Pyllin e Arinjve ‘Prishtina’ krenohet me këtë vend, dhe në programin tim qeverisës fokus ka mbrojtja e kafshës, florës dhe faunës. Prishtina krenohet me fshatra që kanë lartësi mbidetare 1200 metra, e që është shumë i përshtatshëm për kafshët të cilat janë të njohura në pjesët e fshatrave të Prishtinës. Ne do të bëjmë të pamundurën që kafshët të mbrohen, dhe ne do t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë dhe do të ketë subvencione sa i përket kafshëve. Poashtu, përveç ka filluar ndërtimi i strehimores së qenve endacakë, dhe një fokus do të kemi një kujdes të veçantë për këtë çështje, me një teknologji të avancuar, që do t’iu vendosim çipa qenve e do t’i gjejmë më lehtë”, tha ai.