Mehmeti për sulmin ndaj policisë: Janë gjuajtur për t’u vrarë, fatmirësisht xhami ishte i blinduar

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 10:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se ky aksion është bërë nga një grup i organizuar, që sipas tij qëllim kishin pengimin në luftën kundër kontrabandës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se nga këto sulme, synim i tyre ka qenë vrasja e policëve por që fatmirësisht xhami i automjeteve ishte i blinduar.

“Prej datës 13 ne kishim katër sulme ndaj policisë së Kosovës. Kemi të bëjmë me grup të organizuar që ka për qëllim të pengojë aksionet në luftën kundër kontrabandës. Patrulla e policisë ka hasur në iriqë xhembor që shërbejnë për të dëmtuar gomat e automjeteve. Në fshatin Davidoc është sulmuar me gurë automjeti i policisë. Të dy veturat e policisë janë dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe pjesë të granatës së dorës”, tha Mehmeti.

“Të dy veturat e Policisë janë dëmtuar. Janë gjetur gëzhojat e armës dhe pjesë të granatës së dorës . Ky është xhami i një prej veturave. Është gjuajtur drejtpërdrejtë për të goditur për policinë, por xhami ka qenë i blinduar. Kjo është pjesë e granatës së dorës, është granatë luftarake”, tha ai derisa ka publikuar pamjet e sulmit.

Zyrtarët e sulmuar, të nacionaliteteve shqiptar dhe serb

Zyrtarët policorë të sulmuar në veri i përkasin nacionaliteteve serb dhe shqiptar, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samendin Mehmeti.

Mehmeti, në konferencën për media me ministrin Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të sulmit ndaj policisë kufitare në veri të Kosovës.

“Nëse po doni me ditë sakt sot, ka pasur në automjet edhe serb edhe shqiptarë”, ka thënë drejtori Mehmeti.

Drejtori Mehmeti u shpreh se dyshohet që sulmet ndaj policisë po bëhen pas bllokimit të rrugëve të kontrabandës që janë mbyllur në aksionet e mëparshme.

Policia e Kosovës në veri u sulmua me granatë dore dhe kallashnikov

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes, Paparaci.

Sveçla ka thënë se zyrtarët policorë të cilët po shkonin në pikat kufitare për ndërrimin e tyre, janë sulmuar me granatë dorë dhe armë AK-47. Ministri Sveçla e ka quajtur sulmin terrorist.

Të ngjashme