Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmet, ka vizituar kompaninë e autobusëve “Sh.A. 24Yjet”, ku është takuar me drejtues të kësaj kompanie.
Mehmeti është njoftuar për sfidat që po kalon kjo kompani, teksa iu premtoi zgjidhje, e cila operon në kryeqytet me 22 autobusë.
“Ne në kërkesat që i kemi më së shumti janë pengesat në rrugë. Këto e dimë që ju dëmtojnë juve, por këkesa kemi shumë nga banorët, pasi që ka shumë shoferë që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Çështja tjetër që u përmend, janë pritoret. Ne së bashku me Selimin (Pacollin), kemi vendosur pritoret këtu”, u shpreh Mehmeti.
Të njëjtën kërkesë e patën edhe drejtuesit e kompanisë.