“Meka Halal Food” ekzekuton pagën e 13-të për punëtorët e saj

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Burim Piraj, pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, ka bërë me dije se të premten ka ekzekutuar pagën e 13-të për punëtorët e tij.

Ai ka thënë që me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve, kanë arritur t’ia sigurojnë punëtorëve pagën e 13-të.

“Faleminderit Zoti im që po na mundëson një ndjenjë kaq të mirë që është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime. Kompania jonë sivjet më 4 Korrik e ka pas përvjetorin e 30’të të fillimit të punës në prodhim të suxhukut, duke e pas parasysh situatën në vend, kam vendosur që të heq dorë nga manifestimi të cilin kemi filluar ta përgatisim dhe një shumë prej 5000EURO të ndaj për familjet në nevojë, do të festojnë njëherë tjetër. Shpresoj që Zoti im të jetë i kënaqur me punën dhe veprat tona”, ka shkruar Piraj në Facebook.

Të ngjashme