Meksika është duke udhëhequr 1-0 ndaj Gjermanisë, ndërsa është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.
Kampionët e Botës hasën vështirësi në 45 minutat e para të ndeshjes në organizim, madje u rrezikuan edhe disa herë nga kundërshtarët, të cilët arritën të gjejnë edhe golin.
Meksika shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë, ku autor i golit ishte Lozano në minutën e 35.
Megjithatë, Gjermania ka edhe 45 minuta përpara për të treguar vlerat e saj nëse do të përmbys apo jo këtë disavantazh.