Meksika shënon mbi 700 të vdekur nga Coronavirusi për një ditë

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Meksikë janë regjistruar 729 viktima të reja të koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në shtetin e tretë më të madh të Amerikës Veriore shkoi në 43,374, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6,751 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 385,036 persona.

Qeveria meksikane ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Amerikën Latine, së bashku me Brazilin dhe disa vende të tjera.

Të ngjashme