Gjatë 24 orëve të kaluara, në Meksikë janë regjistruar 794 viktima të reja të koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në një ndër shtetet më të mëdha të Amerikës Latine shkoi në 51,311, shkruan The Guardian.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6,717 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e personave të prekur shkoi në 469,407, që është një ndër më të lartat në botë.
Zyrtarët meksikanë kanë thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i madh se shifra zyrtare e rasteve të konfirmuara , transmeton Gazeta Express.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në tërë rajonin, zëvendësministri meksikan i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, tha para gazetarëve se pandemia do të zgjasë.