Një helikopter i ushtrisë së Meksikës është rrëzuar dje teksa ishte i angazhuar në një operacion për fikje të zjarrit, nga kjo kanë vdekur gjashtë persona, duke përfshirë një inspektor dhe 5 pjesëtar të marinës.
Sipas Reuters, deri më tani akoma nuk dihen arsyet e incidentit që ndodhi 89 kilometra larg qytetit Jalpan de Sierra.
Një ekip tjetër i ushtrisë sot në mëngjes i pa mbetjet e aeroplanit që ishte rrëzuar, për këtë tragjedi në institucionet e Meksikës u mbajt një minutë heshtje.