Meksikë, kandidati i majtë Lopez Obrador fiton zgjedhjet presidenciale

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:52 | Nga

Kandidati i krahut të majtë, Andres Manuel Lopez Obrador, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Meksikë, sipas rezultateve të para.

Ish-kryetari i Meksiko City-it, avancon me rreth 53 për qind të vota – dyfish më shumë se përcjellësi i tij.

Exit-polli e vë gjithashtu shumë përpara Obrador-in, i cili njihet si Amlo.

Rivalët e tij tashmë e kanë pranuar humbjen dhe kanë uruar Lopez Obrador për fitoren.

Jose Antonio Meade, kryetar i partisë kryesore në Meksikë, që ka përfunduar në vendin e tretë, sipas rezultateve të para, u ka thënë mbështetësve të tij se i uron Amlos sukses të madh.

Partia Revolucionare Institucionaliste – RRI e Meades është partia që ka dominuar për gati një shekull nën Meksikë, por tashmë ka rënë në popullaritet.

Në fjalimin e tij të parë pas fitores, Lopez Obrador ka deklaruar se çrrënjosja e korrupsionit do të jetë misioni i tij primar.

Ai gjithashtu ka deklaruar se do “të kërkoj miqësi e bashkëpunim” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lopez Obradorin e ka uruar për fitoren edhe Donald Trump në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme