Mel Gibson do ta luajë babadimrin në komedinë “Fatman”

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Mel Gibsoni do ta luajë babagjyshin në “Fatman”, një komedi që do të shfaqet në Festivalin e ardhshëm të Filmit në Cannes.

Gibson është bashkuar si Kris Kringle në filmin që do të bëhet me regji të Ian dhe Eshom Nelms, ndërsa producentë ekzekutivë janë David Gordon Green dhe Danny McBride.

Krijuesit e filmit e quajnë atë një “përrallë të zhurmshme” për një babadimër të pazakontë i cili vihet në shënjestër nga një vrasës me pagesë, i cili është angazhuar nga një 12-vjeçar, pasi mori qymyr në çorapen e tij të dhuratave. Produksioni është planifikuar të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Të drejtat vendore (amerikane) dhe ndërkombëtare për filmin do të dalin në shitje në Cannes, në tregun më të madh të filmit në botë, shkruan KOHA Ditore.

Gibson së fundi luajti në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Dragged Across Concrete”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme