Pesë muaj pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania dhe djali 11-vjeçar Barron janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë nuk ka dashur të vendosej në Washington derisa djali i çiftit ta përfundonte shkollën.
Shumëkush e ka konsideruar të pazakontë këtë vendim, duke qenë se Melania është gruaja e parë e një presidenti që nuk është vendosur menjëherë në Washington.
Nëse duhet besuar postimit të saj në Twitter, Melania duket të jetë e mahnitur me shtëpinë e re.
“Duke shpresuar në kujtimet që do t’i bëjmë në shtëpinë e re”, ka shkruar ajo.