Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka thënë se jo gjithmonë pajtohet me opinionet e burrit të saj, sidomos për disa nga deklaratat e tij në rrjetet sociale.
Në një intervistë për BBC, bukuroshja 48 vjeçare ka thënë se shpesh i jep mendime të sinqerta dhe këshilla presidentit amerikan, porse Donald Trump nganjëherë e dëgjon e nganjëherë jo.
Megjithatë, për të është shumë e rëndësishme që të ketë mendim të pavarur nga qëndrimet e bashkëshortit të saj.
Edhe pse ekziston opinioni i përgjithshëm se Melania i mbështet të gjitha qëndrimet e Donaldit, ky pohim tregon të kundërtën.
Melania aktualisht ndodhet në një turne në Afrikë, ndërsa e ndjek me vëmendje politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë, ajo ka qëndruar në Kenia, ku kishte zgjedhur një kombinim që ka tërhequr vëmendje.
Bukuroshja nga Sllovenia kishte veshur pantallona, çizme dhe një këmishë, ndërsa në kokë mbante një kapelë të pazakontë.
Pikërisht për këtë detaj, Zonja e Parë e SHBA-ve ka marrë kritika të shumta. Kjo kapelë i ka përkujtuar njerëzit në helmetën dhe simbolikën e fuqisë kolonialiste.