Ekonomia Online
FUNDIT

Meliza Haradinaj-Stublla bashkëbisedon me ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek

Meliza Haradinaj-Stublla bashkëbisedon me ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek. Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë në mbështetje të konsolidimit ndërkombëtar, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike si dhe në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes së vendit. “Kosova dhe Republika Çeke, […]

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë në mbështetje të konsolidimit ndërkombëtar, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike si dhe në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes së vendit.

“Kosova dhe Republika Çeke, kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se avancimi i këtij partneriteti politik dhe diplomatik, është në interes dypalësh”.

Të ngjashme