Memli Kelmendi dirigjon korin kroat “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj”

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 10:17 | Nga

Mbrëmë në Bakar të Kroacisë, në kishën e vjetër “San Andrew” është mbajtur koncert recital nga kori i mirënjohur  “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj”. Kjo mbrëmje është dirigjuar nga dirigjenti kroat Josip degl’ Ivellio nga Kroacia dhe dirigjenti Memli Kelmendi nga Kosova.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që jam ftuar të jem pjesë e kësaj mbrëmje të bukur korale, në një vend me traditë të vjetër muzikore. Më të vërtetë jam i befasuar me pritjen që më është bërë, dhe për këtë unë dua t’i falënderoj të gjithë. Muzika bashkon njerëzit dhe shpërndan emocione, kjo ndodhi edhe sonte”, tha Kelmendi.

Kori “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj” dhe dirigjenti Josip degl’ Ivellio me datën 8 tetor në takimet e 49-ta korale “49. Susret Hrvatskih Pjevačkih Zborova”, që kësaj radhe është mbajtur në Rovinj, në programin e tyre ishte edhe vepra “Agnus Dei” e Memli Kelmendit, vepër e cila  është interpretuar në shumë vende të botës.

Kori “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj”, është njëri nga koret më të vjetra në Kroaci, që nga viti 1864 dhe aktualisht udhëhiqet nga dirigjenti i mirënjohur Josip degl’ Ivellio.

memli-kelmendi1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme