Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në të cilat dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, me Slavko Simiq të Listës Serbe.
Në atë përgjim, vërtetohen takimet dhe koordinimet që Kusari i ka bërë në emër të Vetëvendosjes me Listën Serbe për shumë tema në Kosovë, nga veteranët e UÇK-së, zgjedhjet, energjinë e shumëçka tjetër.
“Albin, me Milanin Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Krasniqi.