Memli Krasniqi bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Izbicë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Izbicë, pasi sot është përvjetori i masakrës që është kryet aty më 28 mars të vitit 1999.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është vetëm një nga dëshmitë e gjenocidit serb, në mesin e mbi 400 masakrave anekënd Kosovës.

“Sot, ne u përkulëm para vendit ku prehen viktimat e kësaj masakre, me dhembje dhe nderim, duke kujtuar shpirtin e tyre qëndrestar, përballë makinerisë vrastare serbe”.

“Edhe sot, 23 vjet pas luftës, familjet e martirëve, Izbica, Skënderaj, Kosova, presin akoma drejtësi për këtë krim mizor. Drejtësinë do ta kërkojmë përjetësisht – ashtu siç përjetësisht do të jetojmë me kujtimin dhe nderimin e martirëve tanë. Lavdi, sot e përgjithmonë!”,ka shkruar Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme