Partia Demokratike të Kosovës, do të dërgojë nënkryetarin e saj, Memli Krasniqi në takimin e thirrur nga u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Pjesëmarrjen e Krasniqit në këtë takim e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i kësaj partie.
Kujtomë se takimit pozitivisht i është përgjigjur edhe VV-ja e AAK-ja.
Osmani do të mbajë takime ndaras me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti.