Memli Krasniqi nga PDK-ja shkon në takim te Vjosa Osmani

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike të Kosovës, do të dërgojë nënkryetarin e saj, Memli Krasniqi në takimin e thirrur nga u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Pjesëmarrjen e Krasniqit në këtë takim e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i kësaj partie.

Kujtomë se takimit pozitivisht i është përgjigjur edhe VV-ja e AAK-ja.

Osmani do të mbajë takime ndaras me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme