Memli Krasniqi: Qytetarët e Klinës janë përcaktuar për ndryshim, ky ndryshim do t’ju vijë me Esat Racin

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Klinë, ku tha se tashmë është e qartë se qytetarët e Klinës janë përcaktuar për ndryshim dhe ky ndryshim do t’ju vijë me Esat Racin, në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shprehet se rikthimi i PDK-së në Klinë është rikthim i perspektivës dhe zhvillimit për këtë komunë, si dhe është zhbllokim i potencialit dhe hapje e mundësive të reja për të gjithë Klinasit, pa dallim.

“Esat Raci e ka të qartë se çfarë qeverisje i duhet kësaj komune dhe ai do të kërkojë mbështetjen e të gjithë qytetarëve, për ta përmbushur këtë mision aq të nevojshëm dhe të domosdoshëm për Klinën dhe banorët e saj. Prandaj atij i duhet mbështetja e të gjithëve, sepse ai do të bashkëqeverisë me të gjithë, për t’ia rikthyer Klinës trajektoren e zhvillimit dhe perspektivës për të cilën Klina ka nevojë.”, shkruan ai.

Të ngjashme