Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
“Unë konsideroj se në krejt këta muaj të qeverisjes qytetarët me të drejtë janë ndjerë edhe të injoruar edhe të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit”, tha Krasniqi.
“Tani ai i ka edhe tre vjet, mund të përmirësohet, mund të dyshohet, mund të ndërrojë mendësinë edhe qasjen për çka unë konsideroj se vendi ka nevojë”, shtoi ai për RTK-në.
“Nuk pranohet arroganca dhe nuk pranohet zhgënjimi’, theksoi Krasniqi.
Mes tjerash Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatin e PDK-së, si dhe fushatën e partive të tjera.
Ai veçanërisht ka përmendur Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij ka menduar se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet komunale.
“Ne kandiduam me emra të veçantë dhe me kandidatët më të mirë, ndërkaq Albin Kurti mendoi se vetëm prania e tij do t’ia fitonte zgjedhjet nëpër komuna”, ka deklaruar Krasniqi.