Memli Krasniqi: Shaqir Totaj do ta shndërrojë Prizrenin në komunë model të qeverisjes së mirë

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kaluar sot ditën në Prizren ku bashkë me kandidatin për kryetar të ardhshëm, Shaqir Totaj kanë zhvilluar disa takime me të rinj të këtij qyteti dhe pasdite po ashtu ka qëndruar në Zhur. .

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me kryetarin e ri Shaqir Totaj, Prizreni përveç transformimit të merituar, do të ketë edhe zhvillim të shpejtë dhe do të jetë komunë model për qeverisje transparente në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqi:

Ditë e mrekullueshme sot në Prizrenin e bukur, ku bashkë me kryetarin në ardhje, Shaqir Totaj, takuam të rinj të kësaj komune, me të cilët diskutuam për shumë ide të mira që do të jetësohen në qeverisjen e re të kryeqytetit tonë historik e kultutor.

Edhe në takimet mobilizuese me aktivistët e Degës në Zhur diskutuam për programin zhvillimor që ka Shaqir Totaj për të gjitha vendbanimet e Komunës Prizrenit dhe të gjithë qytetarët, pa dallime politike e etnike.

Me kryetarin e ri Shaqir Totaj, Prizreni përveç transformimit të merituar, do të ketë edhe zhvillim të shpejtë dhe do të jetë komunë model për qeverisje transparente në shërbim të të gjithë qytetarëve.







Të ngjashme