Shkelzen Dragaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Këtë lajm Dragaj, e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e të tij në Facebook. Ai ka shkruar se pas gati gjashtë vjetësh është koha që të pushojë pak.
“Kam vendosur të pushoj pak prej jetës institucionale si këshilltar i ministrit Memli Krasniqi, thjeshtë për t’ia dhënë vetes një shans në një rrugë tjetër, qoftë edhe për pak kohë”, ka shkruar Dragaj.